Ndërlidhjet

BE diskuton situatën në Gaza


Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen sot në Paris për të diskutuar përgjigjen ndaj ofensivës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Njoftohet se në takim do të diskutohen përpjekjet për t'iu dërguar ndihma humanitare palestinezëve në Gaza.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të kërkojnë edhe vendosjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Ministria e Jashtme e Francës njofton se takimi synon gjetjen e rrugëve që BE-ja të punojë me Kombet e Bashkuara për të kapërcyer krizën.
XS
SM
MD
LG