Ndërlidhjet

SHBA mirëpresin dorëheqjen e pres. të Somalisë


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur dorëheqjen e presidentit të Somalisë, Abdullahi Yusuf.

SHBA-të thanë se me këtë akt, ai i kontribuon përpjekjeve për paqe afatgjate dhe stabilitet në vendin e shkatërruar nga luftrat.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Gordon Duguit, u bëri thirrje liderëve të Somalisë të intensifikojnë përpjekjet për të formuar qeverinë e bashkuar kombëtare si dhe forcën e sigurisë.

Somalia nuk ka pasur qeveri efektive që nga viti 1991.
XS
SM
MD
LG