Ndërlidhjet

Steven Gerrard akuzohet për sulm


Ylli i futbollit anglez, Steven Gerrard, është akuzuar për sulm gjatë përleshjes në një bar ku një person iu nënshtrua trajtimit mjekësorë nga plagët në fytyrë. Gerrard u arrestua nga policët pas incidentit në qytetin Southport afër Liverpulit. Ai u lirua me kusht deri në seancën dëgjimore që do të mbahet në Janar. Gerrard nuk ka bërë komente për incidentin. Mesfushi Steven Gerrard është kapiten i Liverpulit në Premier Ligën angleze.
XS
SM
MD
LG