Ndërlidhjet

KE: Izraeli dhe Hamasi ta ndalin dhunën


Komisioni Evropian ka kërkuar nga Izraeli dhe Hamasi që t'i ndalin sulmet që godasin civilët, derisa Izraeli po e vazhdon ofensivën në Rripin e Gazës.

Komisioni ka bërë thirrje që të lejohet hyrja e ndihmave humanitare, për ta lehtësuar "situatën dramatike" në spitalet e Gazës.

Kjo deklaratë e KE-së u bë vetëm disa orë para se ministrat e jashtëm të BE-së të takohen në mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për krizën në Gazë.

Shumica prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian tashmë kanë ftuar për ndaljen e armiqësive, me çrast disa i kanë dënuar sulmet izraelite.

Por, Gjermania dhe Çekia kanë thënë se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetveten.
XS
SM
MD
LG