Ndërlidhjet

Beograd: Tadiq e shkarkoi shefin e ushtrisë


Presidenti Boris Tadiq, e ka shkarkuar sot komandantin më të lartë të ushtrisë së Serbisë, Zdravko Ponosh, disa ditë pasi gjenerali kishte akuzuar se Serbia nuk ka strategji për mbrojtje.

Në një kumtesë, Boris Tadiq, tha se e zëvendëson gjeneralin Ponosh, por nuk u dha ndonjë arsye për këtë lëvizje.

Zdravko Ponosh nuk ka dashur ta komentoj vendimin për shkarkimin e tij. Por, ai i tha Radios Evropa e Lirë se si ushtar që është "do t'i zbatoj të gjithë urdhërat që i jepen".
XS
SM
MD
LG