Ndërlidhjet

U arrestuan dy shqiptarë për sulm kundër serbit


Policia e Kosovës tha se dy shqiptarë janë arrestuar të dyshuar se e kanë therrë me thikë një serb në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tha se incidenti i ka "rritur tensionet" në këtë qytet.

Ai njoftoi se serbët lokalë janë tubuar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë gjuajtur me gurë në drejtim të shtëpive shqiptare.

Agjencia Reuters raporton nga Mitrovica se qindra serbë u kanë vënë zjarrin disa dyqaneve të shqiptarëve dhe i kanë shkatërruar disa vetura me targa të Kosovës.

I lënduari është në spital.
XS
SM
MD
LG