Ndërlidhjet

Obama: Jam i zhgënjyer nga Bllagojeviq


Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama tha se ishte "zhgënjyer" sepse guvernatori i shtetit Illinois, i përfshirë në një skandal, ka emëruar një zëvendës për ta plotësuar ulësen e zbrazët të Obamës në Senat.

Obama tha se ishte dakord me senatorët e Partisë Demokratike, të cilët kanë thënë se nuk mund të pranojnë vendimin e guvernatorit Rod Bllagojeviq që të emërojë politikanin nga Illinoi, Roland Burris.

Obama përsëri i bëri thirrje Bllagojeviqit të japë drëheqje.

Bllagojeviq përballet me hetime për kriminale për korrupsion dhe akuza se është përpjekur të "shesë" ulësen e Obamës në Senat.

Bllagojeviq ka mohuar çdo akuzë dhe ka refuzuar të dorëhiqet.
XS
SM
MD
LG