Ndërlidhjet

Izraeli refuzon propozimin për armëpushim 48-orësh


Izraeli e ka quajtur si "jorealist" propozimin për armëpushim 48-orësh me militantët e Hamasit, që ndihmat humanitare të arrijnë në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Yigal Palmor tha se propozimi francez për ndërprerje të sulmeve ajrore në Gaza nuk përmban asnjë lloj garance se Hamasi do të pushojë së shkrepuri raketa në jug të Izraelit.

Por Palmor tha se Izraeli nuk e ka hedhur poshtë propozimin plotësisht.

Pas katër ditë bombardimesh të rënda, sot Gaza është kryesisht e qetë. Ushtria izraelite raportoi vetëm për dy sulme ajrore.

Më shumë se 370 palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën në ofenzivën izraelite që filloi të shtunën.
XS
SM
MD
LG