Ndërlidhjet

BE: Të ndërpriten luftimet në Gaza


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë kërkuar ndërprerje të menjëhershme të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes radikale palestineze, Hamas.

BE ka kërkuar që ushqimet, ndihmat mjekësore dhe karburantet të lejohen të depërtojnë në këtë zonë, ndërsa të plagosurit në operacionet ushtarake të Izraelit të mund të evakuohen.

"Pa asnjë kusht duhet të ndërpriten sulmet raketore të Hamasit në Izrael dhe të përfundojë aksioni ushtarak i Izraelit", thuhet në komunikatën e BE-së.
XS
SM
MD
LG