Ndërlidhjet

logo-print

Lamtumirë 2008, drojë nga 2009


Bota ka mirëpritur vitin 2009 duke i thënë lamtumirë vitit 2008 që pos tjerash u shënua me njërën ndër krizat më të mëdha financiare në 100 vitet e fundit.
Viti i Ri solli edhe tragjedinë e parë në Bangkok të Tajlandës ku në një klub nate nga zjarri vdiçën 60 veta.
Në Islandë qindra demonstrues të zemruar për shkak të kollapsit ekonomik të vendit kanë sulnmuar një hotel ku udhëheqësit e këtij vendi po kremtonin.
Në Vatikan Papa Benedikti ka apeluar për solidaritet në vitin 2009. Papa ka thënë se koha e tashme karakterizohet me pasiguri, por ka ftuar njerëzit që të ndihmojn njëri tjetrin.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Braun ka sinjalizuar se vendi me gjasë do të ballafaqohet me ate që ai e cilësoi "sfidë e jashtëzakonshme ekonomike në vitin 2009".
XS
SM
MD
LG