Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon ofansiva e Izraelit kundër Hamasit


Ka vazhduar ofanziva ushtarake e Izrealit kundër Hamasit. Forcat ajrore izraelite kanë goditur ndërtesën e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazit. Nga fillimi i ofanzivës janë vrarë rreth 400 palestinezë dhe 4 izraelit nga goditjet me predha nga ana e Hamasit.

Mbrëmë është tubuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me ç'rast është paraqitur një rezolutë e vendeve arabe me të cilën dënohej përdorimi joproporcional i forcës nga Izraeli, por ajo është refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmai Kalilzad me këtë rast ka thënë:
"Ne mbështesim ndërprerjen e menjëhershme të zjarrit që do të zbatohej nga të gjithë. Kjo do të thotë se Hamasi duhet të ndalë sulmet me predha. Nuk mund të ketë ndërprerje domethënëse të zjarrit pa këtë hapë të Hamasit", ka thënë Kalilzad.
XS
SM
MD
LG