Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza


Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur caqe të Hamasit në Rripin e Gazës. Sot bëhen shtatë ditë prej se Izraeli ka nisur ofensivën ajrore kundër militantëve të lëvizjes islamike Hamas.

Dje nga bombardimet u vra një lider i Hamasit bashkë me katër gratë e tij dhe disa prej fëmijëve.

Njëherit Izraeli njoftoi se militantët kanë shkrepur dhjetra raketa në drejtim të Izraelit, por nuk janë njoftuar dëmet e shkaktuara.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vendosur tanke dhe trupa ushtarake në kufi me Gazën, në përgatitje të ndonjë ofensive të mundshme tokësore.

Ministrja e Jashtme Tzipi Livni ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ofensivën përderisa militantët palestinezë nuk ndalojnë sulmet me raketa në Izrael.
XS
SM
MD
LG