Ndërlidhjet

logo-print

Evropa po monitoron furnizimin me gazin rus


Bashkimi Evropian tha se po monitoron nga afër furnizimin me gaz pas vendimit të Rusisë për ndalimin e furnizimit të Ukrainës. Komisioneri i Energjisë, Andris Piebalgs, tha se BE-ja i beson premtimit të Rusisë dhe Ukrainës se furnizimi me gaz i Evropës nuk do të pengohet.

Disa prej konsumatorëve të mëdhenj të gazit rus në Evropë, njoftuan se kanë hasur në probleme me furnizim, pasi Rusia i ndërpreu dërgesat e gazit në Ukrainë. Moska ndërmorri një hap të tillë për shkak të borgjit të Ukrainës dhe mospajtimeve për çmimet e gazit.
XS
SM
MD
LG