Ndërlidhjet

BE: Nuk ndërhyjmë në krizën Kjev-Moskë


Mosmarrëveshjet mes Ukrainës dhe Rusisë rreth furnizimit me gaz janë një problem dypalësh, ka deklaruar Republika Çeke, e cila ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian.

Çekia njoftoi se do të ndërhyjë vetëm nëse preket furnizimi i Evropës me gazin rus, shumica e të cilit kalon tranzit nga Ukraina.

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës dështuan gjatë javës, derisa Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz Ukrainës ditën e Vitit të Ri.

Gazpromi rus ka bërë të ditur se do t'i japë gaz Ukrainës me çmimin e tregut evropian, që është 418 dollarë për 1000 metër kub, pasi oferta e mëparshme ruse për një çmim prej 250 dollarësh ishte hedhur poshtë nga Kjevi.

Kjevi ka kërkuar që Rusia të paguajë një çmim më të lartë për përdorimin e transportuesve ukrainas të gazit.
XS
SM
MD
LG