Ndërlidhjet

Hamasi kërcënohet me hakmarrje


Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur caqe të Hamasit në Rripin e Gazës. Sot bëhen shtatë ditë prej se Izraeli ka nisur ofensivën ajrore kundër militantëve të lëvizjes islamike Hamas.

Dje nga bombardimet u vra një lider i Hamasit bashkë me katër gratë e tij dhe disa prej fëmijëve. Hamasi ka premtuar se do të hakmerret për vrasjen. Zëdhënësi i Hamasit tha se të gjitha opcionet, përfshi dhe sulmet vetvrasëse "ndaj interesave cioniste kudo", janë të hapura pas vrasjes së Nizar Rayan.
Mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor kanë protestuar kundër ofensivës izraelite në Gaza. Protesta ka pasur dhe në vende të tjera.

Izraeli njoftoi se militantët kanë shkrepur dhjetra raketa në drejtim të Izraelit, por nuk janë njoftuar dëmet e shkaktuara.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vendosur tanke dhe trupa ushtarake në kufi me Gazën, në përgatitje të ndonjë ofensive të mundshme tokësore.

Ministrja e Jashtme Tzipi Livni ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ofensivën përderisa militantët palestinezë nuk ndalojnë sulmet me raketa në Izrael. Izraeli lejoi sot të largoheshin nga Gaza 360 persona që ishin të pasiur me pashaporta të shteteve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG