Ndërlidhjet

logo-print

Rusia akuzon Ukrainën për vjedhje


Kompania ruse e energjisë, Gazpromka akuzuar Ukrainën se ka vjedhur gazin rus në mesin e kundërthënieve për çmimin.

Ukraina i ka hedhur poshtë akuzat ruse, duke shtuar se ka pasur lëvizje të gazit për arsye teknike, në mënyrë që të sigurohet kalimi tranzit i eksportit rus.
Gazi rus drejt Evropës kalon kryesisht ems Ukrianës. Moska dhe Kjevi dështuan në arritjen e një marrëveshje për çmimin e gazit që i shitet Ukrainës dhe për borxhet e kësaj të fundit ndaj Rusisë. Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Ukrainën më 31 Dhjetor.

Gazpromi rus ka bërë të ditur se do t'i japë gaz Ukrainës me çmimin e tregut evropian. Kjevi ka kërkuar që Rusia të paguajë një çmim më të lartë për përdorimin e transportuesve ukrainas të gazit.

Mosmarrëveshjet mes Ukrainës dhe Rusisë rreth furnizimit me gaz janë një problem dypalësh, ka deklaruar Republika Çeke, e cila ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian.

Çekia njoftoi se do të ndërhyjë vetëm nëse preket furnizimi i Evropës me gazin rus, shumica e të cilit kalon tranzit nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG