Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Shpërthen dhuna, 6 të plagosur


Dy eksplodime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur mbrëmë në qytetin e Mitrovicës. Gjashtë persona janë plagosur pas një shpërthimi në pjesën veriore të qytetit. "Tre zjarrëfikës dhe tre persona tjerë janë sjellur për trajtim mjekësorë. Gjendja e tyre është stabile" ka thënë drejtori i spitalit, Marko Jakshiç.

Policia ka njoftuar se nga eksplodimi janë shkatërruar disa vetura afër një kafeneje në pjesën e dominuar nga serbët në Mitrovicë.

Të zemëruar me këtë, protestuesit serb kanë shkatërruar vetura dhe pronat e shqiptarëve.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin e dytë në lagjën e Boshnjakëve.

Agjensia Reuters, citon zëdhënësin e policisë Besim Hoti të ketë thënë se "NATO dhe EULEX e kanë marrë situatën nën kontroll"
XS
SM
MD
LG