Ndërlidhjet

Bisedime të nivelit të lartë Irak-Iran


Kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, arriti në Teheran për bisedime me zyrtarë të lartë të Iranit. Ai pritet të diskutoj me presidentin, Mahmud Ahmadinexhad dhe liderin shpirtëror Ajatollah Ali Khameini për paktin e sigurisë të nënshkruar muajin e kaluar ndërmjet Irakut dhe Shteteve të Bashkuara. Gjatë qëndrimit dy ditor, Al Maliki do të bisedojë edhe për çështje ekonomike me zyrtarët iranian. Kjo është hera e katërt që kryeministri irakian viziton Iranin që nga viti 2006.
XS
SM
MD
LG