Ndërlidhjet

logo-print

Livni: Sulmet sjellin qetësinë afatgjatë


Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Rripit të Gazës nëse nuk i jepet fund sulmeve me raketa drejt territorit izraelit.

Deklarata e shefes së diplomacisë izraelite, Xipi Livni u bë për mediat vendore. Livni shprehu shpresën se sulmet aktuale "do të sjellë qetësinë afatgjatë".

"Për të përmbushur këtë qëllim ndoshta do të duhen disa operacione si këto aktualet", tha Livni.

Xipi Livni është kandidate për kryeministre të Izraelit nëse partia e saj fiton zgjedhjet e këtij viti.
XS
SM
MD
LG