Ndërlidhjet

Evropë: Protestohet kundër sulmeve izraelite


Mijëra njerëz protestuan gjatë ditës në pjesë të ndryshme të Evropës kundër fushatës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Protesta më e madhe u mbajt në Paris ku morrën pjesë rreth 25 mijë njerëz. Në Londër policia njofton se 12 mijë protestues morrën pjesë në demonstratat kundër sulmeve izraelite.

Protesta u mbajtën dhe në Madrid, Amsterdam, Stokholm dhe në Salzburg.

Protestuesit kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve izraelite.
XS
SM
MD
LG