Ndërlidhjet

Trupat izraelite rrethojn qytetin e Gazës


Mijëra trupa izraelite të mbështetura nga tanket, aeroplanët dhe mjetet tjera ushtarake kanë depërtuar vetëm tre kilometra larg qytetit të Gazës. Pavarësisht këtij depërtimi të shpejt, ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak ka parashikuar luftë të gjatë dhe të vështirë.
Zyrtarët izraelit thonë se kanë qenë të shtrënguar të ndërmarrin këtë aksion për shkak të sulmeve të pandërprera me raketa të Hamasit ndaj teritorit të Izraelit.
Deri më tash 8 banorë të Rripit të gazës janë vrarë, prej të cilëve 5 ishin të aramatosur, duke e çuar numrin e viktimave palestineze në 450.
Ndërkohë, zëdhënësi i Hamasit ka thënë se trupat izraelite do të ballafaqohen me "vdekje të sigurtë ose rrëmbim".
XS
SM
MD
LG