Ndërlidhjet

SHBA-të akuzojn Hamasin për "akte terrori"


Administrata amerikane e presidentit Bush ka akuzuar lëvizjen radikale Hamas për luftimet dhe keqësimin e situatës në Rripin e Gazës.
Stejt Departamenti ka thënë se është duke punuar për të siguruar armëpushim, por nuk ka dhënë hollësi se si do të realizohet një gjë e tillë kur dihet se Shtetet e Bashkuara nuk bisedojn dhe nuk kontaktojn me Hamasin. Zëdhënësi i Stejt Departamentit Shon Mekormak ka deklaruar se armëpushimi është i nevojshëm, por duke mos lejuar Hamasin të vazhdoj me lansimin e raketave kundër Izraelit.
Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorgj Bush në paraqitjen e tij të rregullt javore në radio ka thënë se sulmet e Hamasit me raketa janë "akte të terrorit" dhe ka shtuar se Uashingtoni është duke "prirë në përpjekjet diplomatike për të jetësuar armëpushim domethënës".
XS
SM
MD
LG