Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e shqetësuar për situatën në Rripin e Gazës


Rusia tha se është "ekstremisht e shqetësuar" nga depërtimi izraelit në Rripin e Gazës dhe se për në Lindjen e Mesme ishte nisur i dërguari i saj, për të ndihmuar në përpjekjet për arritjen e armëpushimit nga të dy palët.

Ministria e jashtme e Rusisë njoftoi se zhvillimet e fundit paraqesin "një përshkallëzim të ri të rrezikshëm" në konfliktin e armatosur.

Mëtutje thuhet se është esenciale, që pa shtyrje, të përfundoj vuajtja e popullatës civile nga të dy palët.

Kjo ministri tha se Alexander Saltanov, i dërguari për Lindje të Mesme i presidentit Dmitry Medvedev, ishte nisur për në rajon.
XS
SM
MD
LG