Ndërlidhjet

logo-print

Tërmet i fuqishëm në Indonezi


Zyrtarë dhe dëshmitarë thonë se nga një seri tërmetesh të fuqishme, në pjesën lindore të Indonezisë, kanë humbur jetën së paku dy vetë.

Agjencia gjeologjike e Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet prej 7.6 shkallësht të Richterit kishte goditur Papuan. Tërmeti tjetër pas tij ishte me intensitet 7.5 shkallë.

Raportohet se pesë vetë janë lënduar, pasi disa kate të një hoteli ishin shkatërruar.

Po vazhdojnë kërkimet për njerëz që ende mund të jenë nën gërmadha.

Zyrtarët thanë se janë shkatërruar linja elektrike, disa ndërtesa janë dëmtuar shumë, ndërsa janë anuluar fluturimet nga aeroporti lokal.
XS
SM
MD
LG