Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: U vra një polic në Ingusheti


Një polic është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga një sulm në rajonin e Ingushetisë në Rusi.

Ingushetia është në kufi me Çeçeninë.

Zyrtarët rusë në Kaukazin Verior thanë se persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër veturës së policicë në vendin Karabulak, duke i plagosur katër policë. Më vonë, njëri prej tyre vdiq nga plagët.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë ruse rregullisht sulmohen në Ingusheti, ku forcat e sigurisë dhe kryengritësit çeçenë shpeshherë përleshen.
XS
SM
MD
LG