Ndërlidhjet

logo-print

Qëndrime të ndryshme për aksionin izraelit në Rripin e Gazës


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ishte në gjendje që të arrijë marrëveshje për deklaratën, me të cilën do të bëhej ftesë për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara e bllokuan marrëvshjen ngase, siç tha zëvendës ambasadori amerikan në OKB, Alehandro Wolf, nuk ka kuptim miratimi i deklaratës, të cilën Hamasi do ta injoroj.

Ofensiva tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar alarm në mbarë botën. Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se aksioni ka krijuar "një moment shumë të rrezikshëm" dhe ka ftuar për përpjekje të shtuara për sigurimin e armëpushimit.

Një numër i vendeve janë kritike ndaj Izraelit. Suedia dhe Norvegjia e dënuan invadimin duke thënë se "e ka shkatërruar në mënyrë dramatike" perspektivën e zgjidhjes diplomatike.

Egjipti tha se ofensiva izraelite është mospërfillje e kërkesave ndërkombëtare për përfundimin e luftës.

Kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, tha se dënimi i Izraelit është i pa vlerë, pasi të dy palët në konflikt duhet të merren parasysh. Ai tha se izraelitët nuk do t'i ndalin sulmet, derisa raketat e Hamasit po vazhdojnë ta godasin Izraelin.

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Izraeli që ta rerspektoj të drejtën ndërkombëtare dhe të lejoj qasje te njerëzit "që po vuajnë dhe vdesin" nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG