Ndërlidhjet

Delegacioni i BE-së niset për në Lindjen e Mesme


Një delegacion i Bashkimit Evropian është nisur sot për në Lindjen e Mesme, duke thënë se do të "luftoj" për të siguruar armëpushim në Rripin e Gazës.

Delegacioni i BE-së kryesohet nga Karel Schwarzenberg, ministër i jashtëm i Çekisë, vend që e kryeson prsidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij turneu delegacioni do të vizitoj Kairon, Jerusalemin, Ramallahun dhe Amanin.

Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, nesër pritet të shkoj në Lindjen e Mesme.

Bashkimi Evropian ka premtuar 3 milionë euro ndihmë të jashtëzakonshme për Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG