Ndërlidhjet

Abbas: Të ndalet sulmi në Rripin e Gazës


Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, tha se kryesore është ndalja e sulmeve në Rripin e Gazës.

- Objektivi ynë i parë është ndalja e sulmeve kundër popullit tonë në Rripin e Gazës. Ne po bëjmë përpjekje maksimale për ta arritur këtë, tha zoti Abbas.

Ai theksoi se minsitrat e jashtëm të vendeve arabe janë nisur për në Nju Jork për të kërkuar ndaljen e sulmeve.

Prsidenti Abbas tha se e mirëpret takimin e nesërm me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, me ç'rast "do të kërkohet nga ai dhe nga Bashkimi Evropian që të bëjnë presion për ndaljen e sulmit".
XS
SM
MD
LG