Ndërlidhjet

Richardson tërhiqet nga nominimi


Guvernatori Bill Richardson është tërhequr nga nominimi për sekretar të tregtisë, që ia kishte bërë presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama.

Në një njoftim, Barack Obama, tha se ai e kishte pranuar tërheqjen e zotit Richardson me "keqardhje të thellë".

Rrjeti NBC ka raportuar se guvernatori Richardson ka thënë se ishte tërhequr për shkak se po pritej hetimi lidhur me një kompani, që kishte bërë tregti me Meksion e Re, guvernator i së cilës është Richardson.

Ai, poashtu, tha se nuk ka bërë asgjë të gabueshme.
XS
SM
MD
LG