Ndërlidhjet

Athinë: Sulmohen disa policë


Sulmues të panjohur kanë shtënë në drejtim të policisë, mëngjesin e sotëm, në Athinë.

Radioja lokale njofton se një polic ka marrë plagë të rënda dhe është në rrezik jete.

Incidenti ndodhi para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës në qendër të qytetit. Dëshmitarët thonë të kenë dëgjuar një breshëri të shtënash, të përcjella me bërtima.

Policia ka marrë disa të dyshuar në pyetje.
XS
SM
MD
LG