Ndërlidhjet

logo-print

Gazë: Vazhdojnë luftimet, rritet numri i viktimave


Trupat izraelite janë përleshur me luftëtarët e Hamasit sot në mëngjes, përderisa numri i viktimave të ofensivës izraelite ka kaluar 510.

Së paku 70 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore dy ditë më parë.

Izraeli njoftoi se një ushtar është vrarë nga mortaja dhe 19 të tjerë janë plagosur, duke e çuar në 49 numrin e ushtarëve të vrarë deri më tash.

Kolona të trupave dhe tankeve kanë rrethuar qytetin e Gazës, ndërkaq luftime janë raportuar edhe në zona të tjera.

Izraeli thotë se qëllimi i ofensivës është ndalja e sulmeve me raketa nga ana e Hamasit.
XS
SM
MD
LG