Ndërlidhjet

50 miliardë euro kundër recesionit


Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe pjestarët e koalicionit janë takuar për të miratuar suazën për pakon e re financiare prej 50 miliard eurove që do të ndihmonte në tejkalimin e recesionit më të rëndë pas Luftës së Dytë Botërore. Tri partitë qeveritare janë pajtuar që këto 50 miliardë euro të shpenzohen në projektet e infrastrukturës me qëllim të shpëtimit të vendeve të punës. Shuma në lartësi prej 50 miliardë euro do të shpenzohet në periudhën e ardhshme dy vjeçare.
XS
SM
MD
LG