Ndërlidhjet

Tadiç: Shqiptarët po provokojn konflikt me serbët


Kryetari i Serbisë, Boris Tadiç, u ka dërguar protestë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban Ki Munit dhe Çekisë si kryesuese e Bashkimit Evropian në të cilën pohon se "KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë reaguar me kohë dhe nuk kanë evituar sulmet ndaj serbëve në Kosovë".
Tadiç ka thënë se "qëllimi i vërtetë i autoriteteve kosovare dhe ekstremistëve shqiptarë është që përmes dhunës të provokojn konflikte me serbët në mënyrë që të pengojnë zbatimin e marrëveshjes gjashtë pikëshe që e kanë realizuar Serbia dhe Kombet e Bashkuara".
XS
SM
MD
LG