Ndërlidhjet

Tirana zyrtare fton kosovarët të ruajnë qetësinë


Ministria e punëve të Jashtme të Shqipërisë u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim. Diplomacia shqiptare shpreh bindjen se policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë të përkushtuar dhe të gatshëm t'i përgjigjen çfardo kërcënimi që mund t'i bëhet sigurisë së Kosovës. Deklarata përshëndet angazhimin e KFOR-it dhe EULEX-it, se nuk do të lejojnë asnjë lloj dhune në Kosovë duke siguruar funksionimin e institucioneve legjitime në gjithë territorin.
XS
SM
MD
LG