Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë përleshjet në Rripin e Gazës


Kanë vazhduar përleshjes ndërmjet trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Tanket izraelite kanë hyrë në qytetin më të madh në jug të Rripit të Gazës. Raportet njoftojnë se disa ushtarë izraelitë janë vrarë. Ndërkaq gjashtë palestinezë u vranë nga tanket izraelite. Militantët e Hamasit kanë vazhduar me hedhjen e raketave në territorin e Izraelit përkundër ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG