Ndërlidhjet

Janjiq: Tadiq të vendos rregull te serbët e Kosovës


Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq ka deklaruar se presidenti i Serbisë duhet të "vendos rregull" në komunitetin serb në Kosovë.
Ai ka potencuar se në incidentet e fundit në veri të Kosovës i vetmi institucion që ka kaluar testin ka qenë stacioni policor në veri të Mitrovicës.
"Të gjithë të tjerët, KFOR-i, EULEX dhe e ashtuquajtura polici paralele serbe kanë dështuar plotësisht" ka thënë Janjiq. Janjiq ka shtuar se është në interes të disa institucioneve të sigurisë të mos ketë siguri në veri dhe vazhdimisht të mbajnë tensione, në mënyrë që të tregojnë se pa ata nuk mundet.
XS
SM
MD
LG