Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan dënoi ofensivën izraelite në Gaza


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës dhe ka kritikuar ata që, sipas tij, po heshtin lidhur me këto sulme. Ai këtë heshtje e ka vlerësuar si "standard i shumëfishtë".

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Turqisë, kryeministri Erdogan, operacionet e Izraelit i ka përshkruar si "turp humamnitar" dhe "njollë në faqen e historisë".

Ai shtroi pyetjen se përse "ata që me të shpejtë u involvuan në Gjeorgji" tash heshtin. Kjo ishte referencë e qartë në Shtetet e Bashkuara, që patën dërguar ndihma në Tbilisi, pas invadimit të Rusisë në gusht të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG