Ndërlidhjet

Pakistani i hodhi poshtë akuzat nga India


Pakistani me zemërim i ka hedhur poshtë akuzat se disa agjenci zyrtare pakistaneze ishin të involvuara në sulmet terroriste në Mumbai.

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, tha sot se hetimet kanë treguar se sulmet në muajin nëntor të vitit të kalaur, nga të cilat u vranë më se 170 vetë, ishin kryer nga grupi Lashkar-e-Taiba, me seli në Pakistan.

Por, ai tha se dëshmitë tregojnë se autorët e sulmeve e kanë pasur edhe mbështetjen e disa agjencive zyrtare pakistaneze.

Ministrja pakistaneze e informimit, Sherry Rehman, ka kërkuar nga India që ta ndalë "lojën e fajësimit" dhe ka kërkuar nga të dy palët, që të bashkëpunojnmë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
XS
SM
MD
LG