Ndërlidhjet

BE: Ndërprerja e gazit e papranueshme


Bashkimi Evropian ka dënuar si "krejtësisht të papranueshëm" vendimin për ndërprerjen e furnizimit me gazin rus në Evropë, për shkak të mopajtimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për borxhe dhe çmime.
Në këtë kuadër, zëvendës kryeministri i Çekisë, Aleksandër Vondra, tha:

- Kjo është e papranueshme. Presidenca çeke e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian kërkojnë që furnizimet me gaz të ripërtrihen menjëherë dhe që të dy palët, Rusia dhe Ukraina, t'i vazhdojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për mospajtimet e tyre dypalëshe komerciale, tha Aleksandër Vondra.

Mospajtimet ndërmjet Moskës e Ukrainës u përshkallëzuan kur Rusia e ndërpreu furnizimin me gaz për nevoja të brendshme të Ukrainës më 1 janar. Kompania ruse, Gazprom, që kontrollohet nga shteti, sot ka akuzuar Ukrainën se i ka mbyllur tre gazësjellësa prej katër sa janë gjithsej, nëpër të cilët gazi rus dërgohet në Evropë.
XS
SM
MD
LG