Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti pakistanez e fillon vizitën në Afganistan


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka arritur në Kabul, në vizitën e tij të parë zyrtare në Afganistan.

Pritet që gjatë kësaj vizite, ai me presidentin Hamid Karzai, do të diskutojnë se si të luftohet dhuna ekstremiste përgjatë kufirit ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Më herët, presidenti afgan, Hamid Karzai, kishte akuzuar Pakistanin se nuk është duke bërë sa mundet për t'i luftuar talibanët dhe militantët e al-Kaidës, që po i shfrytëzonin bazat në pjesën pakistaneze të kufirit për t'i dërguar luftëtarët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG