Ndërlidhjet

Preshevë: Kërkohet lirimi i shqiptarëve të arrestuar


Në një tubim në Preshevë sot u protestua kundër arrestimit të shqiptarëve nga autoritetet e Serbisë dhe u kërkua "lirimi i tyre i menjëhershëm".

Orhan Rexhepi nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare, tha se "ajo që më së paku mund të bëjmë është të protestojmë, por në fund do të jemi të detyruar që të ndërmarrim hapa".

Në protestë morën pjesë më se 1 mijë vetë.

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Serbia arrestoi 10 shqiptarë, ish pjesëtarë të UÇK-së, duke i akuzuar ata për krime në rajonin e Gjilanit në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG