Ndërlidhjet

Prishtinë: Zyrtarët më të lartë diskutuan për siguri


Zyrtarët më të lartë të Kosovës u takuan sot me përfaqësues të lartë të EULEX-it, të KFOR-it dhe të zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

U konstatua se "është e nevojshme që të vazhdoj koordinimi i të gjithë mekanizmave të sigurisë dhe i institucioneve vendëse, në mënyrë që situata në veriun e Kosovës të mbahet nën kontroll dhe të parandalohen veprimet e atyre që kanë për qëllim destabilizimin dhe krijimin e tensioneve" në Kosovë.

Nga ky takim "iu bë thirrje popullit të Republikës së Kosovës, që të përmbahen ndaj provokimeve, që mund të vijnë nga ata, që kanë për qëllim ndaljen e ecjes së Kosovës drejt proceseve të zhvillimit dhe perspektivës së gjithëmbarshme", thuhet, pos tjerash, në njoftim.
XS
SM
MD
LG