Ndërlidhjet

OKB-ja kërkon hetime për viktimat civile në Gaza


Kombet e Bashkuara sot kanë kërkuar hetime lidhur me sulmet vdekjeprurëse izraelite afër një shkolle që udhëhiqet nga OKB-ja në Rripin e Gazës dhe për incidentet e tjera, që kanë rezultuar me viktima civile.

Max Gaylard, koordinator humanitar i OKB-së për territoret palestineze, tha se nëse hetimet tregojnë se sulmet izraelite kanë shkelur të Drejtën ndërkombëtare humanitare, atëherë "ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari".

Më herët gjatë ditës, zyrtarë mjekësorë, thanë se nga predha e tankut izraelit janë vrarë afro 40 palestinezë në një shkollë të Kombeve të Bashkuara, ku ishin strehuar civilët.

Në një sulm tjetër, poashtu sot, tre palestinezë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit kundër një shkolle tjetër që udhëhiqet nga OKB-ja.

Ushtria izraelite ka thënë se po zhvillonte hetime lidhur me sulmet në shkolla.
XS
SM
MD
LG