Ndërlidhjet

Ban: Të ndalen menjëher luftimet në Gaza


Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon, bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve në Rripin e Gazës.Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki Moon kritikoi të dyja palët, Izraelin për bombardimin e caqeve në Gaza dhe Hamasin për sulmet me raketa në Izrael.

Në të tjera zhvillime, Shtetet e Bashkuara dhe lideri i autoritetit palestinez, Mahmud Abas e kanë përkrahur planin e armëpushimit të propozuar nga Franca dhe Egjipti.

Megjithatë, sekretarja amerikane e shtetit Conoleezza Rice i tha Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë armëpushim të qendrueshëm dhe thelbësorë dhe nuk do të pranojnë riarmatosjen e Hamasit:

"Armëpushimi i cili kthen në gjendjen e mëparshme është i papranueshëm. Na duhet një armëpushim i qëndrueshëm që do të sillte siguri të vërtetë" ka thënë Rice.

Izraeli ndërkaq tha se është pajtuar të hap "korridorin humanitar" në Gaza për të lejuar furnizimin me gjëra elementare palestinezët.
XS
SM
MD
LG