Ndërlidhjet

Karzai dhe Zardai zotohen për të luftuar terrorizmin


Krerët shtetërorë të Afganistanit dhe Pakistanit pritet të vazhdojnë bisedimet pas zotimeve për aksione të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit përgjatë kufirit midis dy vendeve. Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari arriti dje në Kabul dhe pas rundit të parë të bisedimeve me holomogun e tij Hamid Karzai u njoftua se është bërë progres në planin e përbashkët për të luftuar terroristët. Të dy liderët kërkuan ndihmë ndërkombëtare në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG