Ndërlidhjet

Mirëpritet plani për armëpushim në Gaza


Propozimi i Francës dhe Egjiptit për armëpushimin në Gaza është pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas. Ambasadorja e Izrelit në Kombet e Bashkuara dhe se vendi saj po e konsideron seriozisht planin.
Sekretarja amerikane e shtetit Conoleezza Rice i tha Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë armëpushim të qendrueshëm dhe thelbësorë dhe nuk do të pranojnë riarmatosjen e Hamasit:

"Armëpushimi i cili kthen në gjendjen e mëparshme është i papranueshëm. Na duhet një armëpushim i qëndrueshëm që do të sillte siguri të vërtetë" ka thënë Rice.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon, bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve në Rripin e Gazës.

Izraeli ndërkaq tha se është pajtuar të hap "korridorin humanitar" në Gaza për të lejuar furnizimin me gjëra elementare palestinezët.

XS
SM
MD
LG