Ndërlidhjet

Izraeli pezullon për 3 orë luftimet


Izraeli njofton se ka pezulluar përkohësisht sulmet në Gaza për të lejuar popullatën civile të furnizohet me ushqime dhe karburant.

Ndërprerja e luftimeve pritet të zgjasë për tre orë.

Kryqi i Kuq ka deklaruar se ka krizë humanitare në Gaza për shkak të mungesës së ushqimeve, karburanteve dhe barnave.

Ndalim-luftimi erdhi në kohën kur Izraeli po zhvillon bisedime në Egjipt lidhur me propozimin e Egjiptit dhe Francës për armëpushim.
XS
SM
MD
LG