Ndërlidhjet

Obama: I shqetësuar për vdekjen e civilëve


Presidenti i ardhshëm amerikan, Barack Obama tha se është shumë i shqetësuar për luftimet në Rripin e Gazës. Obama theksoi se nuk mund të thotë asgjë më tepër pasi president i SHBA-ve ende është George Bush.

"Padyshim jam thellësisht i shqetësuar për konfliktin atje. Jam i informuar dhe po e vëzhgojmë situatën. Humbja e jetëve të civilëve në Gaza dhe në Izrael është një burim shqetësimi. Pas 20 janarit do të kem shumë për të thënë rreth kësaj çështje", tha Obama.
XS
SM
MD
LG