Ndërlidhjet

Evropë: Kriza e gazit mund të zgjidhet sot?


Përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe Naftogazit të Ukrainës do të takohen sot me zyrtarë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mosmarrëveshjet për çmimin e gazit, që shkaktoi ndërprerjen e gazit rus në Evropë, duke lënë dhjetëra qytete pa energji dhe ngrohje.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, paralajmëroi se nëse problemi nuk zgjidhet shpejt, do të vinte në dyshim besueshmërinë në Rusinë si transportues i gazit në Evropë dhe Ukrainën si vend tranzit. Barroso tha se të dyja vendet duhet të pranojnë monitoruesit ndërkombëtarë në pikat e furnizimit të Evropës me gaz.
XS
SM
MD
LG