Ndërlidhjet

Konfirmohet se sulmuesi në Mumbai ishte shtetas pakistanez


Pakistani ka konfirmuar se i vetmi sulmues që ka mbetur gjallë pas sulmeve në Mumbai të Indisë, është shtetas pakistanez.

Pas disa javëve të refuzimit që t'i konfirmoj akuzat, qeveria pranoi se Muhammad Ajmal Kasab është shtetas i Pakistanit.

India ka akuzuar se të 10 personat e armatosur, që morën pjesë në sulmet në Mumbai, nga të cilat u vranë më se 170 vetë, ishin nga grupi militant Lashkar-e-Taiba, me seli në Pakistan.

Nëntë sulmuesit e tjerë ishin vrarë gjatë sulmeve, që u bënë në nëntor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG